Haradinaj: Kuvendi do të shpërndahet, qytetarët do të vendosin për fatin e Kosovës

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 10:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës,  është shprehur i bindur që Kuvendi do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, raporton EkonomiaOnline.

“Sot janë dy pika të rendit të ditës, fondet IPA pjesa e agjendës evropiane dhe besoj do të jemi unik, dhe njëkohësisht shpërndarja e parlamentit aleanca është unike, vendimi i kthehet qytetarëve, ajo është prit me ndodh edhe po ndodh”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se tashmë janë të fokusuar në të ardhmen dhe presin që përmes zgjedhjeve qytetari të vendosë për atë se si e sheh të ardhmen e vendit.

“Sot është prit me ndodh është dit që do të vinë tek kjo, pastaj do të vinë tek data e zgjedhjeve është me rëndësi të fokusohemi në atë që na pret. Ajo që na pret është koncepti qeverisës do të mbetem i vendosur 100% shtet në temat nacionale në temat e rëndësisë qytetari ne votë i konfirmon i ratifikon këto tema atëherë e kemi mundësinë me ju fokusua temave të zhvillimit””, tha ai.

 “Unë nuk jam as i lëkundur as i palëkundur vendimi s’është më i imi, vendimi është i qytetarëve.  Qytetari i vlerëson të gjitha ato tema që kanë qenë themel për shtetin nuk kanë ndodh qe 20 vjet këto dy vjet kanë ndodhur”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme