Haradinaj mirëpret emërimin e Grenell: Angazhim i përbashkët rreth dialogut pa kushte

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme