Haradinaj: Mos harxhoni në sondazhe, por dilni takoni popullin

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për deputet i kësaj partie, Daut Haradinaj, ka thënë se partitë tjera nuk duhet të shpenzojnë në sondazhe, por të takohen me qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka ftuar këto parti që të merren më shumë me popull.

“Me aktivistët më të devotshëm të AAK-së bashkëbiseduam për rëndësinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Energjia e madhe që e pashë te ta garanton sukses të pa diskutueshëm. Duke qenë prezent në shumë takime e në shumë tubime në këto 10 ditë fushatë, me ç’rast takova mijëra njerëz, kam përshtypjen që këto zgjedhje do të jenë befasi për të gjithë ata që shpenzojnë mjete financiare për ta lajthitur opinionin. Shihemi më 14 shkurt! Me Forcën e Kosovës fituese”, ka përfunduar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme