Ish-kryeministri i Kosovës, njiherit edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jaan Brathu.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe i ka uruar suksese në karrierë.
“Takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jaan Brathu. E falënderova për angazhimin e tij në Kosovë dhe i urova suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Kosova është përcaktuar fuqishëm në rrugën drejt integrimeve euroatlantike!”, ka shkruar ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2328442467280154&id=179643115493444