AAK kërkon edhe një mandat për ta zhvilluar Junikun

Junik | 04 Tet 2017 | 20:42 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, pas Deçanit, sonte ka hapur fushatën zgjedhore në bastionin tjetër të partisë që ai drejton, në Junik.

Haradinaj ka kërkuar edhe një mandat për Agron Kuçin, ndërsa ka premtuar dyfishim të buxhetit për Komunën e Junikut.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, po ashtu, premtoi ndihmë e subvencione për fermerë, bursa për studentë, zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës.

E premtimin e Kuçit për ndërtimin e rrugës në Gjeravicë, Haradinaj veçse e ka përforcuar. “Kryetar, rruga në Gjeravicë i takon Qeverisë dhe jo juve. Ne do ta bëjmë atë”, u shpreh ai.

Kurse, kryetari aktual i Junikut, Agron Kuçi, ka shpalosur programin dhe prioritetet e tij për katër vitet në vazhdim.

Ai përmendi si prioritete zhvillimin e turizmit, ndërtimin e disa rrugëve të reja, një shkolle të re fillore dhe një të mesme dhe mbështetje për studentët me nota të mira.

“Rruga jo vetëm në Gjeravicë, por do të ndërtohet deri në trekëndëshin në Shqipëri, të Qafa e Bogiqes. Nuk do ta zhvillojmë vetëm turizmin, por dhe jetën e Junikut. Do të përkrahim bizneset”.

Kuçi ka premtuar dhe hapësira të gjelbra, ndërtimin e fushave për rekreacion e sport, si dhe rregullimin edhe më tutje të lumit “Erenik”.

“Nuk do të ketë lagje pa parqe. Objektiv madhor i yni është ndërtimi i një palestre sportive komunale”. Kuçi madje ka premtuar dhe pishina noti. Kurse, për pastëri, tha se Juniku do të vazhdojë të jetë shembull.

Të ngjashme