Haradinaj në Viti: Do ta fuqizojmë rendin dhe ligjin

Viti | 06 Qer 2017 | 15:30 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi elektoral me qytetarë të Vitisë ka thënë se që nga dita e parë në qeverinë e re reformatore do të fillojnë me përgatitjet për avancimin dhe reformat institucionale për të fuqizuar si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Një prej reformave institucionale do të jetë themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH. BNH-ja do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrativ”, tha Haradinaj.

“Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha. Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të pakos së masave ndër-institucionale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Haradinaj.

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and weddingImage may contain: one or more people, crowd and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme