Haradinaj: Operacionet policore janë bërë qëllimisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 11:07 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës janë bërë qëllimshëm nga Qeveria për ta dorëzuar veriun e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.

“Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme