Haradinaj për deklaratat e Zaevit: Nuk janë risi, e dinim që është kundër lëvizjes së kufijve

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 15:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në konferencën për medie tha se biseda telefononike mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kinse  Presidentit të Ukrainës Poroshenko nuk ka qenë habi për të sepse kishte ditur edhe më parë qëndrimet e Zaev për ndryshimet e kufijve, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë udhëheqësit e rajonit të vendit i shqetësohen lëvizjes së kufijve, i dëgjova deklarimet e bisedat për mua nuk janë risi ne i kemi ditë pikëpamjet e tij për ndërrimin e territoreve apo ndryshimit të kufijve. Ajo që ka mbetur është njohja reciproke edhe Kosova kur e njeh Serbinë është e vështirë. Serbia ka nevojë për tregun e Kosovës, mendoj se këto dy tema janë të lidhura dhe Kosova nuk ka arsye me u ulë në tavolinë pa i pasur këto tema, nuk kem pse të hyjmë në proces me të panjohura e padefinim”.

“Ka tendenca me na ftu në proces, nuk po i shihet fundi procesit duhet të durojmë dhe të ulemi për njohje, nëse pranojmë të ulemi më herët dhe për më pak do të mbetemi, jam kundër me u dorëzu Kosova në këtë etapë dhe nuk do të dorëzohem”

Haradinaj tha se ka pasur edhe ai telefonatë të tillë, por që nuk ka pasur diçka që do dilte jashtë temës, madje edhe të tijat ishin publikuar më parë, por që nuk kanë pasur diçka që do bënte habi.

“Me presidentin Poroshenko kam fol prej një linje të sigurt, po ashtu edhe një nga një linjë e hakuar, për fat të mirë biseda që kam bërë unë nuk ka dalë nga vijat”

Haradinaj tha se deklaratat e disa prej anëtarë të Aleancës dhe NISMA-s nuk e zbehin marrëdhënien mes këtyre dy partive dhe se nuk e lëkund koalicionin.

“Marrëdhëniet e Aleancës me NISMA-n datojnë me vite që nga koha e VLAN që atëherë Aleanca e Nisma kanë pasur marrëdhënie partneriteti dhe kemi hy në koalicion me PDK, këto marrëdhënie janë edhe sot në raste ka disa marrëdhënie në mes anëtareve, por nuk e paraqesin qëndrimin e Aleancës dhe NISMA-s, fundi i qeverisë nuk dihet e as fillimi është e sfiduar në vazhdimësi, por marrëdhëniet me NISMA-n nuk e rrezikojnë qeverinë”.

“Ne kemi bërë përpjekje me i sqaru Gjermanisë, Francës dhe tani Holandës në raste të caktuara mungon njohuria e tyre për Kosovën, çështja e liberalizimit të vizave është premtuese e kemi marrë nga Gjermania”.

Të ngjashme