Haradinaj për taksën: Tanët po i luajnë fjalët, e keni gabim nëse me mashtroni në emër të BE-së

Deçan | 11 Shk 2019 | 17:35 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza, siç i ka quajtur, ata të cilët po ia luajnë fjalët për taksën, raporton Ekonomia Online.

“Me dialog atje po iu thuhet vendeve që osht diskutua për statutin e Kosovës, por statuti është kry më 17 shkurt. Ka ndryshu nuk është Kosova që ata mendojnë që ka qenë. Me taksën nëse don me u marr vesh 1 muaj më përpara fiton Serbia por tash atyre iu ngutet me iu kthy në dialog. Këta tanët që po i lujnë fjalët pa nevojë po nguten, Amerika ka me na bërtite por këta të tonët knej na kanë plasë barkun”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinaj, e kanë gabim ata të cilët po mundohen ta mashtrojnë në emër të Bashkimit Evropian sa i përket taksës për mallrat serbe dhe boshnjake.

“Taksa rrin deri në njohje. Mbane mend këtë. Me ata që e prekin këtë Kosovë i kom rrugët e ndame me ta nuk e qes asnjë hap me ta. Dhe e kanë gabim nëse mundohen me më mashtrua në emër të BE. Taksa ka me u heqë vetëm në njohje”, shtoi Haradinaj.

Këto komente, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i bëri në një takim me familjet e dëshmorëve në Deçan.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të komunës së Deçanit

Posted by EkonomiaOnline on Monday, February 11, 2019

Të ngjashme