Haradinaj premton rritje të buxhetit për buqësi në Rahovec

Rahovec | 29 Sht 2017 | 18:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me duartrokitje e brohoritje u prit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tashmë kryeministër Ramush Haradinaj, i cili tha se në Rahovec e në Kosovë ka shumë punë për t’u kryer.

“Kur them duhet me punu si në Rahovec, them se duhet me punu shumë sepse puna e rrushit ka shumë punë. Me këtë qytet më lidhë shumë, sepse kur është të puna unë i çmoj njerëzit shumë të cilët punojnë. Kur punohet edhe rezultati vjen. Këtë e keni garanci. Po ju them se kam fillu me përgatitjet, nuk di a arrijë këtë vit me i nda partë, por paratë keni me i marrë për korrje”, ka thënë Haradinaj, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj më tej ka thënë se buxheti për bujqësi në Rahovec do të rritet, dhe se bujqit dhe femrmerët do të kenë  shërbime të lehtësuara nga Qeveria.

“Ky buxhet për bujqësi ka me u rrit. Kosova duhet me e rrit buxhetin, jo për Kosovën por për Rahovecin. Etapa për hektar toke do të jetë 250 euro dhe do ta lirojmë bujkun e fermerin prej disa shërbimeve të cilat bujkut i sjellin vështirësi në punë. Garantimi i produktit mendoj se do të ketë përparime në këtë drejtim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Ministri i Bujqësisë është serb, por unë jam kryeministër, urdhërimet i jap unë, dhe për gjithçka tjetër janë unë ai që vendosi”, ka thënë Haradinaj.

Smajl Latifi kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Rahovecin ka premtuar për bujqit që do të ketë më shumë subvencione pasi sipas tij gjëja më e rëndësishme është zhvillimi i bujqësisë.

Do t’i heqim tarifat doganore për fermerët sepse këto e meriton më shumë se çdo kush tjetër. Puna e përbashkët me qeverisjen do ta bëjmë bujqësinë sektorin më të zhvilluar në Rahovec, me mua Smajlin dhe me Ramushin gjithçka është e mundur dhe ndryshimi po vjen”, ka thënë Latifi.

Smajl Latifi punëtor dhe një nga politikanët e paktë të ndershëm që kanë mbetur në Kosovë”

Haradinaj, gjatë një tubimi në Rahovec, i ka ftuar të pranishmit që në zgjedhjet e 22 tetorit, ta votojnë kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kësaj komune, Smajl Latifi.

Ai e ka cilësuar kandidatin Latifi si njeri shumë punëtor dhe, siç është shprehur, një nga politikanët e paktë të ndershëm që kanë mbetur në Kosovë.

“Nëse ka njerëz të ndershëm që kanë mbetur, ai është Smajl Latifi. Është njeri i drejtë dhe asnjëherë që do t’i mungojë ndershmëria”.

Numri një i AAK-së dhe Kryeministri i Kosovës u ka premtuar rahovecianëve se do të mbështeten nga Qeveria qendrore në Prishtinë, por edhe ajo lokale, përmes garanteve për prodhimet bujqësore.

“Fermerët do të mbështeten nga 100 euro për hektar. Do të ketë përparime në sigurimin e tregut për produktet bujqësore, si një nga problemet më kryesore.”

Haradinaj ka pranuar dhe pyetje dhe sygjerime nga banorët, fermerë për mbështetje me grante e subvencione. Ai u ka premtuar atyre se shumë shpejtë, Qeveria e Kosovës do të rishikojë gjendjen nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në prodhimtarinë bujqësore në këtë rajon, për t’i kompensuar prodhuesit. Kreu i Qeverisë, gjithashtu u ka premtuar fermerëve rahovecian se do të mbështeten me nga 100 euro për çdo hektar të mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore.

Kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, tha se me mbështetjen e kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit, Rahoveci në një mandat katër vjeçar të udhëhequr nga ai, do të përmirësohet në të gjitha fushat.

Ai u ka premtuar se Rahovecin do ta bëjnë vendin më të zhvilluar bujqësor në Kosovë.

Latifi ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga kryetari i PDK-së, duke thënë se kushtet e jetesës në këtë komunë janë përkeqësuar, ndërsa ka premtuar se në një mandat të tijin të radhës, do të arrijë të që t’i sanojë problemet.

“Deri më tani, qeverisja lokale nuk ju ka trajtuar seriozisht. Ata e kanë sjellë gjendjen në këtë nivel të keq. Ne do t’i dëmshpërblejmë bujqit nga fatkeqësitë. Do të ketë përkrahje në qendrën grumbulluese në fshatin Xërxë, përkrahje për gratë në Krushë dhe mbështetje në stalla,” ka thënë Latifi.

Haradinaj së bashku me kandidatin Latifi, kanë vizituar edhe vendlindjen e këtij të fundit, fshatin Ratkoc, ku në mesin e shumë të pranishmëve, prezantuan një sërë projektesh në këtë fshat.

“Ne do të ndërtojmë çerdhen në këtë fshat, do të ndërtojmë rrugë dhe rrugica, ndriçimin publik dhe projekte të tjera,” premtoi Latifi.

Fushatën në Rahovec, numri një i AAK-së e vazhdoi edhe me ndërmarrës të rëndësishëm të kësaj komune. Ai dëgjoi nga afër problemet me të cilat ata ballafaqohen gjatë punës së tyre.

Të ngjashme