Haradinaj priti në zyrën e tij ish-ambasadorin Walker, e nderon me medaljen “Skënderbeu”

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 19:39 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj nuk u prononcua për media por përmes një statusi në Facebook njoftoi se e ka nderuar Walkerin me medaljen Skënderbeu.

Ky është statusi i Haradinajt në FCB:

Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.

Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.

E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.


Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë tash e disa ditë me rastin e 21- vjetorit të masakrës së Reçakut.

Të ngjashme