Haradinaj rreth rezolutës për dialogun: Në disa raste po shihet si lojë për poena

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 11:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe rezolutën kundër korrigjimit të kufijve e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, për dialogun, është mirë të ketë një pikë të përbashkët edhe pse në disa raste po shihet si lojë për poena se sa që po synohet gjetja e një zgjidhje.

Haradinaj, këto komete i bëri në ditëlindjen e 56-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, ka bërë homazhe të shtatorja e heroit, në Prishtinë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Zahir Pajaziti dhe heronjtë e kombit janë meritorët e parë të lirisë dhe të shtetit që po ndërtojmë, raporton Ekonomia Online.

“Në disa raste po shihet një lojë mes partive, një lojë për poenë se sa për qëllim. Nëse qëllimi i parlamentit është me nxjerrë një rezolutë atëherë duhet ta krijojmë një mes”.

“Kemi dallime, dikush është në pushtet dikush në pozitë. Hidhërime, hatërmbetje nga e kaluara, por ka disa tema nga cilat s’mund të ikim. Për shembull nga liberalizimi i vizave, nuk humbë askush, ky është interes i yni”.

“Edhe për dialogun, është mirë të ketë një pikë të përbashkët. Pastaj gara prapë vazhdon, problemet mbesin”.

Gjatë së mërkurës mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.

LDK-ja ka propozuar që në rezolutën e saj që t’ia ndalojë secilit të flasë me Serbinë për çështjen e kufijve.

Seanca e jashtëzakonshme është karakterizuar me përplasje, mospajtime dhe debate të gjata mes deputetëve lidhur me këtë temë dhe jo vetëm.

Haradinaj: Askush nuk do të amnistohet për keqpërdorimet e kryera

Haradinaj ka folur edhe për ngritjen e aktakuzës ndaj zëvendësministrit, Bujar Nerjovaj për të cilin ka thënë se do të rishikohen rrethanat në të cilat ai dyshohet se ka bërë shkelje të detyrës zyrtare. Megjithatë, Haradinaj ka thënë se askush nuk do të amnistohet për keqpërdorimet e kryera.

“Aktakuza kishte të bënte me kohën që kishte të bënte gjatë kohës që ai ishte drejtor atje. Nuk do të ndërmerren veprime të shkarkimit si ndaj zv.ministrit Cena mirëpo do të shihen rrethanat. Askush nuk do të amnistohet lidhur me keqpërdorimet”.

Haradinaj shtoi se është e rëndësishme përkrahja nga shteti gjerman lidhur me liberalizimin e vizave, duke folur për vizitë e dy delegacioneve gjermane.

“Ne kemi sot në Kosovë dy delegacione gjermane, dhe mendoj që kjo është një ngjarje e mirë sepse edhe ata vetë do ta shohin se ku është Kosova. Gjermania zyrtare e njeh të vërtetën e Kosovës dhe jemi kah ai momenti i mirë. Mendoj që deri në fund të vitit do të ketë të zgjedhur që do ta përkrahin liberalizimin e vizave”.

 

 

Të ngjashme