Haradinaj – Rukiqit: Merru me bizneset, po punojmë që vizat të hiqen sivjet

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:52 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se institucionet janë duke punuar që liberalizimi i vizave të ndodh brenda këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë hapjes së shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i’u përgjigjur deklarimeve të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi që Franca e Holanda janë kundër këtij procesi.

Madje ai ka qenë shumë kritik ndaj kreut të OEK-ut, duke i rekomanduar atij që të merret me punët e bizneseve.

“Të merret ai me punët e bizneseve. Ne jemi duke punuar që liberalizimi me ndodh këtë vit. Na jemi në punë çdo ditë, ai të merret me biznese. Besoj që po merren në tema që nuk dinë”.

Dje, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rukiqi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti janë 50/50, por më vonë ai ka hequr këtë postim.

Franca dhe Holanda votuan me shumicë të madhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian. Franca – nga 67 anëtarë në parlament që votuan, 22 votuan për, 43 kundër dhe 2 abstenuan. Holanda – nga 21 anëtarë në parlament që votuan, 5 ishin pro, 13 kundër dhe 3 abstenuan.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/haradinaj-vrapon-serish-vec-sot-merr-pjese-ne-shtate-aktivitete/

Lexo më shumë:

Të ngjashme