Haradinaj-Stublla: Gjermania partnerja kryesore e Kosovës në BE

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman Heiko Maas, ku është biseduar për gjendjen e vështirë në Kosovë me COVID-19, zhvillimet politike në vend dhe pritjet e mëdha në Presidencën gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave.

“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë. Kësaj marrëdhënie strategjike i shtohet vlera me diasporën tonë në Gjermani, të cilët janë kontribuues të mëdhenj të miqësisë sonë historike, politike e ekonomike”, tha kryediplomatja e Kosovës. “E falënderova ministrin Maas për qëndrimin parimor që ka mbajtur Gjermania në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, dhe shpreha besimin se dialogu me Serbinë do të zhvillohet duke respektuar këtë parim”.

Haradinaj-Stublla: Gjermania partnerja kryesore e Kosovës në BE
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme