Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-së.

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve”, është shprehur Haradinaj.

“Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme