Haradinaj takon ambasadorin e ri të ShBA-së, Philip Kosnett

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se këto janë kohëra shumë me rëndësi,  duke i premtuar ambasadorit Kosnett një bashkëpunim të sinqertë dhe një punë të përbashkët për të mirën e Kosovës por edhe te rajonit dhe marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin Kosnett  për proceset politike dhe në ato ekonomike nëpër të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës. Në të njëjtën kohë Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, tha se është një privilegj dhe nder kthimi në Kosovë pas 15 vitesh për të shërbyer si ambasador i SHBA-së dhe se është kënaqësi që përsëri ta sheh kryeministrin Haradinaj pas një kohe kaq të gjatë.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe unë nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë që ndan një miqësi kaq të afërt se sa Amerika dhe Kosova. Pres me padurim që të punoj nga afër me kryeministrin Haradinaj në shumë çështje të ndryshme, si ekonomia, sundimi i ligjit, siguria, raporti i Kosovës me fqinjët e saj, dhe mendoj se jemi në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Kosnett duke e falënderuar kryeministrin Haradinaj, për miqësinë dhe sinqeritetin e tij.

Të ngjashme