Haradinaj – Thaçit e Veselit: Kur tentuam shfuqizimin e Speciales, nuk e dëgjuam Amerikën

Junik | 30 Jan 2019 | 13:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për kërkesën e tij që taksa ndaj Serbisë të hiqet për 120 ditë, raporton Ekonomia Online, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse hapet dera për 120 ditë, ajo nuk mbyllet më.

“Nëse ne ja çelim derën për 120 ditë, nuk kemi nevojë ma me e mbyll, se ajo nuk e ka më vleftën e vet. Se ai mall që hyn për ato 120 ditë është këtu për 10 vjet. Është mirë me kanë të sinqertë me miqtë tanë, me Amerikën, me ju tregu që po na dhemb përse po i bëjmë këto”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Sipas tij, bashkë me Thaçin dhe Veselin, tentuan ta shfuqizojnë Specialen, por nuk u arritën votat se nuk janë mërzitë për miqësinë amerikane.

“Nuk e kemi prej lazdrimit, kur e kemi pas për veti se iu tutshim Gjykatës Speciale u munduam me e rrëzu ligjin, në Parlament. Edhe unë kam dashur me rrezu dhe nuk na e nijke që thojke amerikani: ‘po na e ngulni thikë mbas shpine’. Nuk na e nijke për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, Ramushi, të njëjtë jemi kanë, pesë pare nuk i jepshim. Ata çdo ditë dilshin na bëjshin presion: ‘o ma mos e prekni ligjin’, na hiç se e kishim për veti. Ne dojshim me rrezu dhe veç nuk i arritëm votat se e kishim rrëzu, nuk jemi mërzitë hiç për miqësinë që sot po dojmë me e rujt”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.

Të ngjashme