Haradinaj: VV-ja nuk la shije të mirë

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

I pari i AAk-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur nga zgjedhja e presidentit të vendit, të dielën që lamë pas.

I ftuar në “Rubikon”, Haradinaj duke iu referuar Vetëvendosjes, tha se fituesi i zgjedhjeve nuk la një shije të mirë, duke e kërkuar votën me kërcënime dhe shantazhe.

Ai u shpreh se një tjetër momentë që shtyri ata të distancohen dhe të mos qëndrojnë në sall gjatë zgjedhje së presidentit ishte edhe dakordimi i kryeministrit Kurti dhe tashmë presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmani.

“Fituesi i zgjedhjeve nuk ka lënë shije të mirë, duke kërkuar votën me kërcënim, dhe duke shantazhuat se ju qojmë në zgjedhje dhe nëse dhe nëse shkojmë në zgjedhje fitojmë edhe më shumë, kjo e bën të quditshëm faktin se nëse do të shkonim në zgjedhje ata nuk morën parasyshë se rrezikohen qytetarër me përhapjë e pandemisë, ekonmia, po ishte vetëm kërcënim i pastër do të shkojmë në zgjedhje“.

“Momenti i dytë jo i mirë që na largoj edhe më shumë ishte fakti i një dakordiomi mes kryeministrit dhe presidentes për ligjin e zgjedhjeve“, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme