Haxhiu: Kadriaj që thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave të dyshuar me Covid-19 duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre.

Sipas Haxhiut, ajo çfarë bëri Kadriaj është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

“Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim”.

“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme