Haxhiu: Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri klanit Pronto nga pozita e Presidentit

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 23:34 | Nga

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se neës Presidenti i Kosovës nuk e thërrrt seancën konstituive brenda 30 ditëve i kalon e drejta deputetëve.

Po ashtu, Haxhiu ka shkruar në Facebook se këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë.

Postimi i plotë:

Pse Hashim Thaçi duhet t’i thërras në takim përfaqësuesit e subjekteve politike?! Sipas Kushtetutës, e drejta për të thirrur seancën konstituive i takon vetëm Presidentit!

Kjo e drejtë kalon tek deputetët vetëm nëse Presidenti nuk e thërret seancën brenda 30 ditëve!

Këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë. Edhe njëherë, numrat nuk i kanë dhe Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri klanit Pronto nga pozita e Presidentit!

Seanca konstituive duhet të thirret sa më parë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme