Haxhiu: Vetëm qeverisë së LVV s’mund t’ia kërkojnë Asociacionin

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin.

Sipas saj, kryeministri Avdullah Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi.

“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme