Haziri flet për Abdixhikun: Në LDK sa më vonë që vjen në parti, mundësinë e ke më të mirë

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij iu ofron mundësi të mira aderimeve të reja.

Haziri ishte në garë për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e fundit të brendshme, ndërkohë që Lumir Abdixhiku arriti të zgjidhej kryetar. Ai thotë se kush vjen më vonë në LDK ka mundësi më të mirë si fytyrë e re dhe për këtë merr shembull edhe ish-kryetarin, Isa Mustafa.

“Në LDK sa më vonë që vjen në parti, mundësinë e kë më të mirë”, tha Haziri.

“Mustafa kishte tri vite në LDK. Ai mori komunën e Prishtinës dhe pastaj prej aty u zgjodh kryetar. Edhe Lumiri ka katër vite që erdhi në LDK. Mori vota në garën për deputet por nuk është që tregoi sukses shumë të madh. Tani u zgjodh kryetar. Kishim një garë të mirë. Antoni u tërhoq më vonë. Shumë persona nuk është që po e shikojnë si shpëtimtar Lumirin. Por dikujt i duhet në politikë që të fshihet prapa dikujt. Kështu funksionojnë. Iu duhet hija politike e dikujt. Por kryetar nuk mund t’i fitojë garat individuale. As në kohën e Rugovës nuk mund të fitoheshin të gjitha komunat. Po flas për më përpara e lërë më më vonë”, përfundoi Haziri.

Të ngjashme