Hooper: Synojmë lirimin e Thaçit, kërkesa për arrestimin e tij ka redaktime të çuditshme

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se do të synojë që ta mundësojë lirimin me kusht të klientit të tij, raporton Gazeta Express.

Hooper ka thënë se e ka parë kërkesën e Prokurorisë për të kërkuar urdhërarrest për Thaçin. Kërkesa, sipas Hooper përmban disa redaktime të çuditshme.

“Nuk e pranojmë për asnjë moment kriteret për burgosjen e z. Thaçi, kështu që në këto rrethana është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht… Çështja e parë është që ne duhet të kemi nxjerrje të plotë të kërkesës për urdhërarresti. Në këtë kërkesë ka disa redaktime të çuditshme… Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktimet e shumta aty”, ka thënë Hooper.

Avokati britanik ka shtuar se në dokumentin ku Prokuroria i kërkon Gjykatës të lëshojë urdhërarrst për Thaçin, pretendohet një sjellje e keqe e këtij të fundit. 

Të ngjashme