Hoti arsyeton shkarkimin e drejtorit të Policisë dhe ATK-së: S’keni parë gjë akoma

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka arsyetuar shkrimin e drejtorit të ATK-së dhe atë të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hoti në një konferencë për media iu është përgjigjur akuzave të ish-kreut të ATK-së Ilir Murtezajt që e ka akuzuar kryeministrin për nepotizëm.

I pari i ekzekutivit thotë se e ka shkarkuar Murtezajn për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe.

“I keni parë vendimet që i kemi marrë javën që shkoi me ATK-në na është dashtë që të marrim vendim për të liruar nga detyra drejtorin aktuale dhe për të caktuar një ushtrues detyre, ky vendim është në përputhje me ligjin ku theksohet qartë se zoti Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe, ka miratu rregullore kundërshtim me ligjin përkatës”.

“Ka shpallë konkurs për vende të lira të pune, tri pozita, ka emëruar ushtrues detyre, nuk i ka sistemuar ish-drejtorët, ka bë lëvizje të shpeshta të stafit. Të gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe me mendimin juridik të Avokatit të Popullit. Ne është dashtë të marrim veprime”.

Hoti me anë të një vendimi e ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalajn.

Ai tha se e ka marrë këtë vendim pas raportit që ka marrë prej ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut për performancën e Rashit Qalajt.

“Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së Ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tutje në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektivave për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur”.

Hoti ka pasur kritika edhe për aksionin e Karaçevës, duke shtuar se nuk keni pa gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërisë, raporton EO.

“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkaktuar bizneset ilegale. Z Qalaj në kundërshtim me ligjin e ka ndryshuar organogramin e policisë, pa e kaluar nëpër procedura ligjore. Nuk keni pa gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërisë ”, tha ai, teksa shton se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

“Sa i përket drejtorit të Policisë nuk ka asnjë lidhje ky veprim i joni me atë, është deklarim i partive opozitare”.

Hoti, foli në konferencën edhe për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Shuarjen e Task-Forcës, thotë ta ketë bërë për shkak se ishte anti-kushtetuese.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë”.

“Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”.

Të ngjashme