Hoti i bindur që s’ka shkëmbim territoresh me Serbinë: Njohja reciproke i vetmi opsion

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 14:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi e ka filluar me parime të qarta dhe se ky proces do të përfundojë me njohje reciproke, raporton Ekonomia Online.

Madje ai është i bindur se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për shkëmbime të territoreve.

Përderisa Komiteti Ndërkombëtar i Krizave ka paraparë tri zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, ku në propozimin e tretë parasheh shkëmbim territoresh.

“Dialogu e kemi filluar mbi parime te qarta që përfundojmë me njohje reciproke dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimeve të territoreve dhe këtë e kem bërë të qartë para qytetarëve dhe para raportimit të kuvendit të Kosovës”.

Hoti ka folur edhe për sloganin e LDK-së “Shteti Shtet”. Ai ka thënë se slogani ka mesazh të qartë që mos të lejojë askënd të cenojë rendin kushtetues, raporton EO.

“Ne jemi sikur Liverpooli një shekull dhe kemi 30 vite si parti politike dhe nuk kemi filluar dhe nuk kemi filluar si një parti politike por si një lëvizje popullore për të themeluar shtetin e Kosovës dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitar”.

“Slogani jonë është në këtë drejtim që mos të lejojmë askënd të cenojë rendin kushtetues”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme