Hoti: Krekosjet me skafe të kota, koha për zgjedhje

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar “piknikun” e soyëm të presidentit Hashim Thaçi në veri të vendit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Hoti ka thënë se aventurat për të bërë pazar me territor kanë marrë fund dhe se tani duhet të mbahen zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Aventurat per te bere pazar me territor kane marre fund. Kot jane krekosjet me skafe, perkrah njerezve te organeve te sigurimit. As ne kete perberje te Kuvendit, e aq me pak ne perberjen e re te tij, pazaret personale per territore nuk kalojne.

Tani eshte koha qe procesi te vihet ne binare normal. Duhen zgjedhje te reja, te cilat nxjerrin qeveri legjitime, e cila perfaqeson interesat e Kosoves ne bisedimet e Brukselit.

Vetem keshtu marreveshja do te jete ne favor te Kosoves dhe te ardhmes se saj euro-atlantike.
Kuvendi duhet te mblidhet dhe ta shperbeje veten sa me pare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme