Hoti: Në veri ka vështirësi me zbatimin e ligjit, por nuk do të lejojmë standard të dyfishtë

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, duke folur për punimet që po bën Serbia në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të lejojnë veprime që bien ndesh me ligjet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë të kenë dy standarde të ligjeve, ndonëse ka pranuar se atje ka vështirësi të zbatimit të ligjit plotësisht.

“Në veriun e Kosovës ka kohë që janë bërë plot veprime jo në përputhje me ligjet e Kosovës. Ne nuk kemi qasje tjetër përveç që të insistojmë në zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës. Kjo i bie që nuk ka dy standarde, ligji është një për të gjithë vendin. E di që kemi vështirësi në zbatimin e ligjit plotësisht në atë pjesë të vendit, por nuk do të heqim dorë asnjë herë dhe as nuk do të lejojmë që situata të shkojë ashtu”, tha Hoti.

Këto deklarime kryeministri i ka bërë gjatë vizitës së punimeve në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë

Të ngjashme