Hoti për kërcënimin e Vuçiqit për luftë: Konfliktet duhet të zgjidhen përmes dialogut

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 13:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur vetëm kritika sa i përket punës së menaxhemnit të Trepçës, edhe pse gjatë së premtes mori vendim që tu ndahen 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës, raporton Ekonomia Online.

Hoti i ka quajtur joadeukaute deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur kërcënoi me luftë.

“Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën e procesit të dialogut”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes dialogut”.

“Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet tona janë të paqes dhe vendosmërisë për ta ruajtur sovranitetin”.

Ai më tej ka bërë të ditur se gjatë ditës do të publikohen të dhënat e numrit të të infektuarve edhe për komunat me shumicë serbe.

“Ministri Shëndetësisë do të publikojnë të dhënat për të gjitha komunat në nivel vendi. Për disa ditë do të jem para juve dhe jemi duke punuar për një zgjidhje për Telekomin”.

Hoti ka thënë se partitë politike duhet të ulen të bisedojnë për të zgjedhur presidentin, ose që të shkohet në zgjedhje. Ai ka thënë se do të merren të gjitha veprimet kushtetuese, raporton EO.

“Presidenti i vendit nuk është në detyrë dhe ne duhet të marrim veprimet kushtetuese për të tejkaluar këtë situatë dhe partitë duhet të ulen bashkë për zgjedhjen e presidentit ose për të shkuar në zgjedhje”.

Të ngjashme