Hoti: Për Ujmanin po bëhet zhurmë pa nevojë, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohet një plan lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në ShBA.

Ai ka shtuar se për Ujmanin po bëhet zhurmë pa nevojë dhe po shfrytëzohet politikisht, raporton Ekonomia Online.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratojmë një plan lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në SHBA. Tek çështja e Ujmanit po bëhet zhurmë pa nevojë dhe po shfrytëzohet politikisht. Si mendoni që në Shtëpinë e Bardhë nënshkruhet një marrëveshje që cenon sovranitetin e vendit”.

Hoti, tha se udhërrëfyes për procesin e dialogut që nga koha kur e ka marrë detyrën është Kushtetuta e Kosovës.

“Është një qasje për zgjidhje sistematike të problemit dhe jo zgjidhje kreative. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm. Kjo nuk është shtruar në asnjë tryezë diskutimi ku unë kam marr pjesë qe tre muaj”.

Hoti, gjithashtu shtoi se nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Për këto dy çështje kemi përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke. Marrëveshja dhe procesi duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, që i bie me njohje reciproke. Marrëveshja duhet të përfundoj me një zgjidhje të përhershme të problemit”.

Hoti gjithashtu përmendi edhe çështjen e të pagjeturve.

“Ajo që bëjmë në këtë fazë është draftim i elementeve të marrëveshjes përfundimtare, një prej këtyre elementeve është çështja e të pagjeturve. Po cilësohet dialog teknik, nuk ka dialog teknik, nuk jemi duke arritur marrëveshje parciale. Për vite janë arritur marrëveshje që nuk janë zbatuar, dhe kjo ka ndodhur se nuk është adresuar njohja reciproke”.

“Nga marrëveshja e arritur në ShBA e cila ka kryesisht elemente ekonomike Kosova do të përfitojë rreth 1 miliard dollarë amerikan investime në projekte të ndryshme”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme