Hoti pret në takim krerët e sistemit të drejtësisë, flasin për vettingun

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pati sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të vendit. Në këtë takim, të pranishëm ishin zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, kryetari i Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, dhe kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete Saliuka, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa konferencë për medie nuk do të ketë.

E përmes një komunikate për medie, shefi i ekzekutivit, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial u zotuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën e sistemit të drejtësisë, duke e respektuar në tërësi parimin e ndarjes së pushteteve si atribute themelore kushtetuese, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe standardeve të sundimit të ligjit.

Të ngjashme