Hoti takim me Jan Braathun, të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu me bashkëpunëtorë.

Takimi kishte qëllim informues me ç’rast të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, ndërsa Zëvendëskryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Misionin e OSBE-së në përmbushjen e objektivave të të dyja palëve.

Të ngjashme