Hoti telefonatë me Kurz: Austria do të na mbështesë për integrim në BE

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoti ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian.

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”.

“Me gjithë sfidat e vazhdueshme me Covid-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”.

Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 2. Juli 2020


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme