Hoti viziton Vatikanin

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan.

Ai gjatë paradites do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

Kurse, pasdite në ambientet e Qeverisë italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

Në vizitën e parë zyrtare të tij në shtetin e Vatikanit dhe në Itali, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj,  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe zëvendësministrja  e Punëve të Jashtme Teuta Sahatqiu, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme