Hoxha: Mosratifikimi i demarkacionit rrezikon ta lërë Kosovën jashtë strategjisë së zgjerimit të BE-së

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 11:24 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, para komisionit parlamentar tha se institucionet kanë dështuar të përmbushë një nga kriteret kryesore për lëvizjen pa viza, duke mos e ratifikuar marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas saj rrezikon ta lë Kosovën jashtë strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

“Jemi në prag të liberalizimit të vizave me plotësimin e kushtit të mbetur, dhe jemi përfitues për kokë banori të asistencës në BE. Presim që strategjia të njeh progresin e arritur, jemi të vetëdijshëm për mos njohjen, nëse nuk arrijmë të mbushim detyrat e shtëpisë sidomos MSA, BE do e gjejë arsye për mos futjen e Kosovës në zgjerimin e BE-së. Topi është në anën tonë, të përfundojmë detyrat e shtëpisë”.

Edhe pse Hoxha, thotë se Kosova ka përfituar MSA-së me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon.

“Për procesin e zgjerimit të BE-së, ku Kosova nuk është përfshirë më një gjuhë të qartë ajo tha se ka kërkuar nga institucionet përkatëse të BE që Kosova të përfshihet me një gjuhë të qartë. Në deklaratën pasuese që është komisioni evropian është duke përgatit një strategji që do publikohet për Serbinë dhe Malin e Zi që janë të avancuara në procesin e integrimit, kjo ka shkaktuar mosbesim sfidë në vete se edhe vendet e tjera duhet të përfshihen në këtë strategji në mënyrë më të qartësuar”.

“Vendet e Ballkanit Perendimor nuk kanë pranuar zyrtarisht draftin e parë, kemi parë në media, ne kemi pranuar një draft por që nuk është zyrtar na është thënë që është në hartim e sipër. Strategjia është plotësuar me pjesën politike, është një dokument është duke u plotësuar. Do të ishte e parakohshme të komentojmë draftet e tjera, sepse do të jetë i ndryshe nga drafti final që do publikohet”.

“Kam kërkuar që Kosova të përfshihet në strategjinë e zgjerimit më një gjuhë të qartë. e jo më një fjali që Kosova ka perspektivë të qartë.  Rruga drejt anëtarësimit për në BE është individuale me atë çka bën, kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mënyrë konkrete dhe precize në raportin e zgjerimit”.

Javën e ardhshme, Komisioni Evropian pritet të publikojë strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Projekt dokumenti që është ende duke u diskutuar, me gjithë përfshirjen e të gjashtë vendeve të rajonit, parasheh që Serbia dhe Mali i Zi të hyjnë më parë se vendet e tjera në Bashkimin Evropian, ndoshta para vitit 2025.

Kosova ndërkaq përmendet në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është kushti kryesor për Beogradin drejt integrimit.

Të ngjashme