Hoxhaj: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 13:59 | Nga

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj mendon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Hoxhaj, këto deklarata i bëri gjatë takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian, me të cilët diskutoi për fazën finale të bisedimeve ndërmjet dy shteteve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se për Kosovën është e rëndësishme që kjo të mos jetë fazë e re, por faza e fundit e dialogut me Serbinë.

Arritja e një marrëveshjeje obligative-ligjore, ka pohuar Hoxhaj, është po aq e rëndësishme sa edhe implementimi i plotë i saj.

“Biseduam për zhvillimet më të fundit politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe agjendën evropiane me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së”.

“Arritja e një marrëveshjeje obligative-ligjore, është po aq e rëndësishme sa implementimi i plotë i saj dhe kjo për Kosovën do të thotë njohje e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme