Hyseni: Deklarata e Nexhmi Krasniqit për Deharin ishte spekulim

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 20:30 | Nga

Inspektorati policor i Kosovës ka arritur në përfundim se deklarata e eprorit policor, Nexhmi Krasniqi nuk është bërë asnjëherë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se një deklaratë e tillë ka qenë vetëm spekulim.

“Nuk është bërë një deklaratë e tillë asnjëherë”, theksoi Hyseni.

“Ku mund ta di unë se kush ka spekuluar. Po ju flas për një raport të fundit që e kam marrë sot në mëngjes. Ju siguroj edhe juve, edhe opinionin e mbi të gjitha familjen Dehari që inspektorati i Policisë së Kosovë do të merret me çdo deklarim të secili pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, shtoi tutje ai.

Ai ka thënë se nuk e dinë sa do të merr kjo një hetim i tillë.

Lidhur me kërkesën e familjes Dehari për ndërprerjen e hetimeve, ministri Hyseni ka thënë se duhet t’i drejtohen prokurorisë dhe jo ministrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme