Ibishi: Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, prania e pjesëtarëve të inteligjences ruse dhe serbe mund ta tensionojë situatën

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Ibishi tha për Klan Kosova se prania e pjesëtarëve të inteligjences ruse rrezikon situatën e sigurisë në Kosovë.

“Situatën e sigurisë është kërcënim kur të pranishëm kur ka të pranishëm pjesëtarëve pjesëtarë të inteligjencës ruse. Kjo paraqet edhe rrezik për shëndetin e popullatës tonë për shkak të koronavirusit pasi kjo pandemi ende po vazhdon dhe nuk e di nëse janë ndërmarrë masat e duhura në këtë drejtim. Kjo mund ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Pjesëtarët e inteligjences ruse kanë qenë të përfshirë edhe në rastet e tjera. Ju e dini edhe rastin në Malin e Zi, ku ata janë futur dhe kanë tentuar që të shkaktojnë destabilitet”.

Ai theksoi se beson se Kosova i ka marrë masat e nevojshme për të ruajtur normalitetin e situatës.

Sipas tij tendencë për të shkaktuar incidente mund të ketë edhe në Luginën e Preshevës, pas arritjes së marrëveshjes për bashkimin e partive shqiptare atje.

“Kosova besoj se ka marrë masa në mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, KFOR-i janë të angazhuar të mbajnë situatën e qetë në Kosovë”.

“Incidente nga ekstremistët serbë mund të ketë edhe në Luginën e Preshevës për shkak të marrëveshjes për Listën e Bashkuar të Shqiptarëve për Zgjedhjet në Serbi”.

“Kujdes dhe kontroll më të madh duhet të ketë në pikat kufitare pasi në ato zona do të tentohet të bëhen incidentet”.

“Interesante është fakti se në Kosovë votohet edhe votat do të numërohen në Leshak, në një shtet krejt tjetër”.

Të ngjashme