Idrizi: Korrupsioni duhet të denoncohet dhe të luftohet kudo që shfaqet

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 10:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për çështjen e luftimit të korrupsionit, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës foli edhe Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ai tha se korrupsioni është bërë dukuri shqetësuese për shoqërinë dhe institucionet tona, raporton Ekonomia Online.

“Përkundër rezultateve që kemi, ka edhe mangësi sidomos për politikat ndëshkuese. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë vetëm retorikë boshe e jona, e veçanërisht e gjyqësorit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë aktivitet i përditshëm i institucioneve në përgjegjësi”, tha Idrizi.

Sipas Idrizit, korrupsioni duhet të denoncohet dhe të luftohet kudo që shfaqet.

 

Edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës,Enver Peci konsideron se niveli i krimit dhe korrupsionit është në nivel të lartë.

“Sa i përket lëndëve të shënjestruara, konsideroj se do të ketë raste konkrete, sipas të dhënave shumë shpejt dhe konsideroj se shumica e këtyre rasteve të përfundohen. Mirëpo të jemi të sinqertë që landët nuk mund të përfundohen me automatizëm si po pretendojnë disa”, tha Peci.

 

Të ngjashme