Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën janë zyrtarizuar disa prej kandidatëve për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Express mëson se në këtë mbledhje, kryesia e LDK-së ka marrë vendim që Ilir Ferati të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Istogut.

Ferati është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërkaq ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Ai është djali i ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, i cili vdiq në vitin 2010.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, pritet të zyrtarizohen edhe kandidaturat tjera për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Të ngjashme