Inspektorati e dënon VV-në me 2 000 euro për tubim e mbrëmshëm

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-Covid.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se VV-ja është gjobitur me 2000 euro.

“Askush mbi ligjin! Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Gjoba është shqiptuar për tubimin që VV e mbajti mbrëmë tek stadiumi i Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme