Institucionet e sigurisë në mbrojtje të votës, mbi 3 000 policë, 80 prokurorë e 35 gjyqtarë aktivë më 17 tetor

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 11:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), kanë organizuar konferencën e përbashkët të gjashtë institucioneve me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, i ka bërë thirrje subjekteve politike, që të respektojnë ligjin, derisa ka ftuar qytetarët për të votuar të dielën.

Radoniqi tha se kanë kërkuar nga Qeveria pezullimin e orës policore për 48 orë.

“Si KQZ kemi arrit të përmbyllim qindra aktivitete zgjedhore. KQZ-ja ka përgjegjësinë kryesore për organizimin e zgjedhjeve”.

“Edhe kësaj radhe do të jemi në koordinim dhe do të reagojmë në çfarëdo situate qe lidhet me procesin zgjedhor”.

“KQZ-ja ka treguar kujdes për procesin zgjedhor. Dita e zgjedhjeve është më e rëndësishmja dhe ftoj subjektet politike që t’i përmbahen ligjit. I ftoj qytetarët që të dalin për të votuar”.

“Kemi bërë kërkesë Qeverisë për pezullimin e orës policore për 48 orë për të shtunën dhe të dielën, me qëllim që të kemi një lëvizje për stafin dhe vëzhguesit, komisionerët së paku ndoshta edhe policia nuk do t’i ndëshkon, a do të aprovohet ajo i mbetet Qeverisë”.

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula tha se ditën e zgjedhjeve 80 prokurorë kujdestarë do të operojnë në 38 komunat në vend.

“Në këtë proces që nga viti 2013 e ka një moto e ajo është ‘Mbrojtja e votës së qytetarëve’. Vota është fuqia e vërtetë e qytetarit”.

“Edhe për këto zgjedhje ne kemi 80 prokurorë kujdestar që do të operojnë në kohë të rregullt dhe reale në 38 komunat e Kosovës”.

E se kanë filluar të gjitha përgatitjet e urdhrit operativ dhe sigurimi i materialeve zgjedhore ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Policia ka filluar përgatitjet e urdhrit operativ dhe në bazë të autorizimeve që ka do të përdor të gjitha kapacitetet e saja që të sigurojë ruajtjen e rendit. PK-ja ka hartuar urdhrin operativ në nivel vendi ku parashihen të gjitha masat”.

“PK-ja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptim ku rrjedhin procedura standarde të veprimit ku parashihen oraret me ekipet e përbashkëta”.

“PK-ja është angazhuar në përcjellje dhe në shpërndarje të materialit zgjedhor, e nga kjo janë proceduar dy raste, njëri për dëmton të Billbordeve”, tha Mehmeti

Derisa, i pari i Policisë ka thënë se 3 252 zyrtarë policorë do të jenë aktiv në ditën e zgjedhjeve lokale, raporton EO.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka angazhuar 35 gjyqtarë kujdestar në ditën e zgjedhjeve, ka konfirmuar Fatime Dermaku nga ky institucion.

“35 gjyqtarë kujdestarë ka angazhuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës”.

Shukri Sulejmani nga PZAP-i, është zotuar se do të jenë të hapura për të pranuar ankesa në ditën e heshtjes zgjedhore.

“PZAP-i të gjitha ankesat i ka trajtuar me profesionalizëm, gjithashtu zotohem se do të shqyrtojë brenda afatit ligjor të gjitha ankesat për ditën e heshtjes zgjedhore dhe atë të zgjedhjeve”.

E nga KPM-ja, kryetari Xhevat Latifi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbikëqyrjen e medieve me 16 dhe 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Përderisa zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se kjo tryezë tashmë është bërë traditë.

“Është bërë traditë që 6 institucionet t’i njoftojnë qytetarët për përgatitjen që janë bërë për zgjedhje”.

Kjo konferencë u mbajt me qëllim të informimit të publikut në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku fryma e bashkëpunimit ndërinstitucional është e domosdoshme për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Marrë parasysh edhe aktualitetin me pandeminë Covid-19, është shumë i rëndësishme edhe informimi me kohë rreth masave, koordinimit dhe bashkëpunimit para mbajtjes së zgjedhjeve me datën 17 tetor 2021.

Lexo më shumë:

Të ngjashme