Isa Mustafa merr pjesë në takimin e thirrur nga presidenti

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbërritur në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thirrur në takim krerët e të gjitha partive politike në vend, lidhur me çështjen e caktimin të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Thaçi do t’i presë në orën 16:30 të gjitha partitë parlamentare në takime konsultative, për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike, përmes letrës së pestë që i dërgoi këtij të fundit.

Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.

Të ngjashme