Ish-deputetja e PDK-së ka një mesazh për VV-në e LDK-në

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili e ka pasur një porosi për LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ismaili në një shkrim në Facebook i ka quajtur LVV-në dhe LDK-në, “partnerë të njëjtë”, duke thënë se e bëjnë riciklim të partneritetit të tyre, saherë që kanë nevojë për kalkukime politike.

Megjithatë, sipas Ismailit, përfundimin do ta kenë të njëjtë sikur herën e kaluar.

“Diçka për partnerët e njëjtë dhe riciklimin e partneritetit të tyre saherë të kenë nevojë për kalkulime politike. Kështu ishte vitin e kaluar, kështu është edhe këtë vit. Përfundimin do ta kenë poaq të ngjashëm si dy herat e kaluara. #LëvizjaVetëvendosje #LDK”, ka thënë ajo.


Të ngjashme