Ish-këshlltari i Mustafës: E pandershme dështimi i koalicionit VV-LDK

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kanë “ngrirë” takimet, pas dështimit që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndarjen e posteve ministrore, raporton Ekonomia Online.

Takimi ndërmjet dy krerëve të partive nuk prodhoi marrëveshje për koalicion, ndonëse kishin deklaruar se programi ishte harmonizuar 100 për qind.

Për gjitha këto ngecje, analisti politike, Faton Abdullahu, e konsideron të pandershme dështimin e këtij koalicioni.

“Unë dua të besoj dhe po shpresoj që do të arrihet marrëveshja. Është e pandershme dhe është jofer para elektoratit që ka votuar sidomos për këto dy parti, që për çështje të posteve ministrore apo të tjera të dështojë çdo gjë”.

“Unë besoj ende që nuk do të dështoj dhe ka shumë fakte që na shtyjnë të mendojmë se do të ndodh koalicioni, përndryshe nëse nuk do të ndodh, fajin e bartin LDK-ja dhe VV-ja, dhe ato më pas mbase edhe do të ndëshkohen nga elektorati nga zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Abdullahu për EO.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Abdullahu thotë se me takimin e kryetarëve u vërejtë mopajtueshmëri mes LDK-së dhe VV-së.

“Është e vërtetë se herë pas here nga dy subjektet që kanë dalë fituese kanë deklaruar se jemi pajtuar 80 për qind, ndërkaq, sot ajo çfarë po dëgjojmë duket se ato pajtueshmëri që kanë thënë janë e kundërta, janë 90 për qind mospajtueshmëri dhe kjo është shumë brengosëse”, tha ai.

Ish-këshlltari i Isa Mustafës, në kohën kur ky i fundit udhëhiqte me ekzekutivin, thotë se duhet të merret përbazë interesi i qytetarëve dhe të lidhet ky koalicion.

“Ne jemi vetëdijshëm këto dy forca politike kanë diskrepancë të madhe në mendësinë e tyre politike por është vullneti i qytetarit ajo që duhet të merret përbazë, është interesi i qytetarit ajo që duhet të merret përbazë dhe dy partitë politike nuk duhet në asnjë mënyrë të kenë grykësi për pushtet që të dështojë çdo gjë”, ka thënë ai.

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Të dy liderët thanë pas takimit tësë hënës se kanë edhe disa çështje për të cilat nuk janë pajtuar.


Të ngjashme