Ismaili: Gjilani, pas fitores së PDK-së me 6 tetor, nuk do të mbetet më zonë e harruar nga shteti

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka vizituar Gjilanin.Ismaili premtoi se pas fitorës së PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit Gjilani nuk do të mbetet zonë e harruar nga shteti.

Sa herë kthehem në Gjilan ndjehem sikur të mos isha larguar asnjëherë. Ndjehem në shtëpi. Kjo falë të gjithë këtyre qytetarëve të mrekullueshëm dhe profesionistëve shëndetësorë të cilët reflektojnë kaq shumë dashamirësi dhe vendosmëri për të bërë ndryshimin.

Gjilani, pas fitores së PDK-së me 6 tetor, nuk do të mbetet më zonë e harruar nga shteti. Me Kadri Veselin kryeministër, edhe ky qytet do të merr vëmendjen që meriton. Faleminderit për pritjen dhe besnikërinë tuaj!

Të ngjashme