Ismaili: Testimi më i shpeshtë do të na kishte mundësuar që efektet ekonomike t’i kishim më të vogla

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vend. Sipas Ismailit, nuk është gjithçka zi në këtë menaxhim.

Ai ka thënë se kritikat, sipas tij, duhet të jenë tek testimet, dhe tek menaxhimi i karantinës.

Ismaili ka vlerësuar në Rtv Dukagjini se sikur të bëheshin testimet më shpesh, do të kishte efekte më të vogla ekonomike.

“Në aspektin e testimeve dhe atë të karantinës, duhet të kritikohen. Testimi më i shpeshtë do të na kishte mundësuar që efektet ekonomike t’i kemi më të vogla. Është dashur që secili kryetar komune të kishte kompetenca më të mëdha rreth çështjes së karantinës”, tha ai.

Të ngjashme