Qytetarja dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në Polici

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën në Stacionin Policor në Pejë, është lajmëruar qytetarja K. B. e cila ka dorëzuar një çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në Çantë ishte një kulet me të holla  dhe dokumente personale:

– Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.

– Njëqindë (100) dollar Amerikan.

– Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.

– Një (1) zingjir ari dhe

– Dokumente personale.

Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares  (viktimës).

Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Të ngjashme