BE-ja kundër pezullimit të dialogut me Serbinë

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 18:02 | Nga

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj rezolutës së miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

BE thotë se thirrja për pezullimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në linj me përkushtimet e vazhdueshme të bëra nga Kosova”.

Në deklaratën e BE-së po ashtu thuhet se Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “për hir të njerëzve të saj por edhe sepse përparimi në dialog është përparim e saj në rrugën drejt BE-së”.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel dhe kështu të avancojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve dhe në perspektivën e saj evropiane”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme