Jacobsson: Me propozimin për Çmimin Nobel dua që Evropa ta sheh se ka të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, ka thënë rezultate që ka parë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka bërë që ai sot të propozojë për Çmimin Nobel për Paqe, SHBA-në, Kosovën dhe Serbinë.

“Për një kohë kam përcjellur situatën në Ballkan sidomos në Kosovë dhe Serbi dhe jam shumë i njohur për situatën pas luftës. Jam akademik dhe historian dhe pikëpamja ime është se kur lidhen bizneset dhe udhëtimet, më lehtë do të keni për të kapërcyer konfliktin dhe shkuar drejt paqes”, ka thënë Jacobsson për Klan Kosova.

“Unë mendoj se ky është një hap shumë i mirë, edhe pse nuk është 100% marrëveshje për paqe por për ekonomi, prapë se prapë është hap i mirë”.

Ai ka thënë se me veprimin e tij ka dashur t’i tregojë Evropës se në raportin Kosovë-Serbi ka disa të arritura.

“Në parlamentin suedez kam ngritur çështjen e vizave për Kosovën. Mendoj se kjo është arritja e parë dhe duhet treguar se ka hapa pozitiv në këtë drejtim, nuk e di cfarë do të vendosë komiteti për Nobel, por sidoqoftë me rëndësi është ngritur çështja duke e bërë këtë propozim”.

“Ideja ime është edhe nga ajo që kam studiuar në universitet se lidhjet e mira dhe marrëdhëniet e mira, mes biznesit, udhëtimit dhe paqes së fortë, mendoj se Kosova dhe Serbia me gjithë problemet do të menaxhojnë situatën duke nisur këto marrëdhënie ekonomike dhe mendoj se kështu raundi tjetër mund të jetë hap shumë i mirë për paqe. Andaj e kam marrë këtë iniciativë por nuk e di se si do të pritet nga komiteti i Nobelit , por sidoqoftë dua ta ngrisë këtë çështje sepse mendoj se çdo përparim në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duhet të ngritet si çështje”.

Të ngjashme