Kadriaj për Reshitajn: Unë kurrë nuk do të dilja kundër vendimit të partisë

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë sot se vota që Albena Reshitaj dha për Vjosa Osmanin, ka qenë e papritur.

Si mysafire në Frontal, deputetja e AAK-së ka thënë se në AAK ka mendime ndryshe, por në fund respektohen organet e partisë.

“Si në secilën parti edhe në AAK lejohet debati apo mendimi kundër. Por nuk mendoj se është e drejtë të dilet kundër vendimit të partisë. Unë asnjëherë nuk isha dalur kundër vendimit të organeve të partisë”, ka thënë Kadriaj në Frontal.

Tutje, ka thënë se nuk sheh arsye pse duhet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Të ngjashme